“Bëhet nami”! Ronaldo te Bayern Munchen

U KRY! Juventus arrin marrëveshje me yllin e United

Robert Lewandowski, tashmë e ka pranuar publikisht se dëshiron të largohet nga Bayern Munich për të nënshkruar me Barcelonën, ndaj bavarezët duhet të kenë një plan rezervë.

Për ta bërë këtë, ata kanë parë edhe një herë sjelljen e Cristiano Ronldos, diçka që e bënë disa muaj më parë. Sipas ‘AS’, këtë herë interesi është serioz, përcjell ORAinfo.

U KRY! Juventus arrin marrëveshje me yllin e United

Gjermanët, ndërkohë që ruajnë shpresat për të mbajtur sulmuesin e tyre yll, janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë kur lojtari ta ketë bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë në Allianz Arena. Kjo është arsyeja pse drejtuesit po e ndjekin me vëmendje yllin e Manchester United, i cili ka dyshime për të qëndruar në Old Trafford.

Në mënyrë që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet Bayern Munichut, pala gjermane duhet të arrijë marrëveshje me Manchester United. Në parim, nuk do të prisnim shumë rezistencë nga ana e anglezëve për sa kohë që portugezi njofton klubin se dëshiron të largohet, pasi, duke respektuar figurën e tij, vështirë se do t’i bënin pengesa./ORAinfo/