Behgjet Pacolli rrëfen ndarjen me gruan e parë: Isha i pikëlluar, por as inati, as zili, as urrejtje e as hakmarrje

Behgjet Pacolli në një status shkruar mbrëmë për dhunën ndaj grave, thotë se ‘burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima e as fetarë’.

“Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës!”, shkruan Pacolli.

Shkrimi i plotë:

Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës!

Lajme me shume...