Belgjika: Nuk hyjnë më në karantinë edhe po erdhi faza 2

Celebrity MasterChef line-up roasted by Jennifer Saunders and Dom Joly: ‘I can only name nine’

Celebrity MasterChef line-up roasted by Jennifer Saunders and Dom Joly: ‘I can only name nine’

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri I brendshëm, Pieter De Crem.Në mesin e muajit mars, Belgjika filloi zbatimin e masave kundër koronavirusit, duke lejuar vetëm funksionimin e dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Në maj sakaq vendi, që është ndër më të prekurit në Europë me mbi 9.000 vdekje nga koronavirusi dhe 57.000 infektime, nuk ka ndërmend të mbyllet më.

Qeveritë europiane vazhdojnë zbutjen e masave pasi numri i të infektuarve të rinj dhe vdekjeve po bie ndjeshëm. Gjermania, që prej sëmundjes është zhytur në recesion pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009, njoftoi së fundi vetëm 10 jetë të humbura nga Covid 19 gjatë 24 orëve.

Atje dhe në Çeki janë hapur restoranet, ndërsa më herët ishte lejuar vetëm shërbimi jashtë ambienteve të mbyllura, kryesisht në terraca. Spanja do të fillojë heqjen e masave të izolimit në Madrid dhe Barcelonë. Japonia sakaq ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Me këtë, kryeministri Shinzo Abe, i dha fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte ende në fuqi.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !