Beniada tregon historinë interesante me një shqiptar në Turqi

Ronela Hajata bullizohet për peshën trupore. Eurovisioni ‘i del në mbrojtje’

Beniada Nishani po vazhdon të ndiqet me mjaft kuriozitet edhe pas përfundimit të BBV.

Modelja dhe ish-banorja e BBV, ka disa ditë që po shijon pushimet në Stamboll ku nuk kanë munguar imazhet e shumta që ka ndarë në ‘Instagram’.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve.

Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj. E ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptar.

“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali. E unë i them . Ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa. E vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti. E thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve. Na iku ftyra.”, ka treguar më tej Beniada në videon e postuar.

Pëndryshe, Beniada ishte në mesin e katër finalisteve të “Big Brother VIP”.