Berardi lë Sassuolon, kërkon transferimin te skuadra e madhe italiane

Ylli i madh i dërgon ultimatum Milanit

Berardi kërkon transferimin tek kjo skuadër italiane.

Domenico Berardi tashmë edhe zyrtarisht ka filluar rrugëtimin për tu ndarë me Sassuolon, pasi disa sezoneve të shkëlqyera me këtë skuadër.

Anësori i kombëtares italiane nuk dëshiron që të kalojë një sezon tjetër tek një skuadër mesatare pasi po synon arritjen e titujve.

Dëshira e tij e vetme është transferimi tek skuadra e Juventus, skuadër kjo që ka shfaqur interesim edhe më herët për kartonin e tij së bashku me Inter dhe Milan.

Biankonerët nga ana tjetër momentalisht po qëndrojnë neutral pasi janë duke pritur një lajm nëse Angel Di Maria do të vijë në Torino ose jo.

Berardi mbetet një opsion më i preferuar nga Biankonerët për faktin se është në një moshë shumë më të re sesa argjentinasi i PSG.