Bëri namin me 100 milionë klikime, serbët kopjojnë hitin shqiptar (VIDEO)

Dua Lipa lë duhanin, kjo është arsyeja

Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët e huaj janë frymëzuar nga shqiptarët. Rasti më i fundit vjen nga disa këngëtarë serbë, të cilët kanë kopjuar hitin shqiptar të verës së kaluar. Bëhet fjalë për “Dale”, këngën që bëri bashkë Kidën, Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.

Kënga arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe numëron më shumë se 100 milionë klikime në Youtube. Vija melodike e këngëtarëve serbë Torino, Pashata dhe Kamelia duket se është shumë e ngjashme me atë të artistëve nga Kosova.

Nga informacionet që kanë shënuar poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të drejtat autoriale.