Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK’së

Pensionohet nga futbolli ylli i Bayern Munich Pasi policia shqiptare ka ndaluar veteranin UÇK-së, Murtez Kastrati, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës”. Murtez Kastrati është liruar dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas një bisede që ka pasur me Gent Cakajn. Postimi i plotë: Një akt tjetër antikombëtar! Arrestimi me urdhër të Beogradit i ish luftëtarit të UÇK, Murtez Kastrati nga narkopolicia e Zografit bis është një thikë pas shpine për Kosovën dhe dëshmi tjetër flagrante e vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit dhe luftës së ftohtë që Tirana zyrtare zbaton ndaj Prishtinës. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikombëtar dhe paralajmeroj Edvin Tradhëtarin dhe Gjeneral Vasalin se do përgjigjen personalisht per aktin e tyre të pashembullt. sb

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !