Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

‘Truri i Putinit’ zbulon planin e Rusisë për Ballkanin/ “30 sekondat e fundit të fjalimit janë të frikshme”

Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me koronavirus.

Katër raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 20 pacientë.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 347.

Postimi i plotë i MSh-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.083 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 466 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.
Në total numri i rasteve aktive është 347.