Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar së fundmi një listë ku ka përfshirë kryeministrat që kanë arritur sukses ose kanë dështuar këtë javë në politikat e tyre.
Kryeministri Edi Rama mban vendin e parë dhe është shpallur politikani numër 1 i javës, pasi insistoi të lidhte bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë.
“Bild” shkruan se kancelarja Merkel e ka përgëzuar Ramën që po përpiqet të mbledhi në një tavolinë diskutimi krerët e Turqisë dhe të Greqisë mbi konfliktin që ata kanë për ishujt në Detin Egje.
Kryeministri Edi Rama në këtë histori është parë si ndërtuesi i urës së komunikimit mes dy vendeve, kjo edhe pas vizitave të fundit që zhvilloi me krerët e dy shteteve ditët e fundit.
Nga ana tjetër, “Bild” ka shpallur si politikanin humbës kryeministrin italia Giuseppe Conte, qeveria e të cilit u rrëzua ditën e djeshme.
Shkaku ishte një duel i brendshëm qeveritar me Matteo Renzi, kreu i Italia Viva, i cili tërhoqi ministrat e tij nga qeveria. Partnerët e tjerë të koalicionit, Lëvizja me 5 Yje dhe Social Demokratët, nuk kanë shumicë për të qeverisur Italinë duke e çuar kështu vendin në një krizë qeveritare.
The post “Bild” shpall politikanin nr. 1 të javës kryeministrin Rama: “Urë lidhëse mes Turqisë dhe Greqisë për dialog” appeared first on Zonë E Lirë.