Bislimi takohet me emisarin gjerman, ja për çfarë bisedojnë

Adelina i prekë të gjithë me fjalët emocionuese dedikuar babait të ndjerë

Me emisarin e Gjermanisë është takuar, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Bislimi shprehu vlerësim të thellë për bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke përfshirë këtu liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Takimi i ngrohtë dhe i dobishëm me të dërguarin special në BB, të cilin e falënderova për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e BE-së dhe mbështetjen e fortë për ofertën e anëtarësimit në Këshillin e Evropë[email protected], mezi presim të punojmë ngushtë së bashku dhe të forcojmë partneritetin tonë tashmë të fortë”, shkroi në Twitter Bislimi.

Po ashtu, sipas një komunikate për media të ZKM-së thuhet se Bislimi e njoftoi Sarrazin për përkushtimin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Përsa i përket raundit të fundit të bisedimeve, Kosova ka qenë e përkushtuar të arrihet një marrëveshje permanente për çështjen e targave të veturave, duke i respektuar praktikat dhe standardet më të mira të Bashkimit Evropian”.

Tutje ai i tregoi pse nuk është arritur marrëveshja me Serbinë për çështjen e targave.

“Marrëveshja nuk është arritur për shkak të mungesës së vullnetit dhe propozimit konkret nga pala tjetër, që reflektoi interesimin e tyre për të bllokuar arritjen e kësaj marrëveshje dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit të 30 shtatorit. Kosova vazhdon të jetë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar në këtë proces”, thuhet në kominkatë.