Blerim Latifi e pyet Shpend Ahmetin cilit komb i takon, pasi ish-kryetari tha “jam krenar me Gjokoviqin”

Analisti politik, Blerim Latifi e ka quajtur “budallaki” deklaratën e ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me tenistin Novak Gjakoviq, duke e lidhur me një fjali të ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq.

Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar për deklaratën e Ahmetit, ku thotë “unë jam shumë krenar për bashkëkombësin tonë të dashur Novak Gjokoviqin”.

Latifi në fund ka pyetur Ahmetin se cilit komb i takon.

Shkrimi i plotë:

Budallakisë së Gjuriqit që e quajti Dua Lipën bashkëkombase të tij( kuptohet nisur nga ideja e tij se Kosova është Serbi), i qenka përgjigjur Shpend Ahmeti me një budallaki edhe ma të madhe: “Duke lënë mënjanë komentet urrejtëse, unë jam shumë krenar për bashkëkombësin tonë të dashur Novak Gjokoviqin.

Ashtu siç konfirmuat ju, ai është nga Zveçani, edhe pse ai mund të mendojë ndryshe në çështjet politike dhe vaksinat”.

Gjokoviç e quan veten pjestar të kombit serb dhe Kosovën pjesë të Serbisë dhe vazhdimisht kërkon që Serbia të kthehet në Kosovë.

Tash, Shpend Ahmeti cilit komb i takon, meqë për të Gjokoviqi është bashkëkombas i dashur? Kombit serb apo kombit shqiptar?.