Blinken ua përcolli Osmanit e Kurtit përshëndetjet e ngrohta të Bidenit: “Ka histori të fortë mes nesh”

Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes 236 milonë dollarëshe me ShBA-në

“Ka histori të fortë mes nesh”, Blinken ua përcolli Osmanit e Kurtit përshëndetjet e ngrohta të Bidenit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar videon nga takimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në pjesën hyrëse të takimit, e cila u bë publike, Blinken fillimisht ua përcjell Osmanit dhe Kurtit përshëndetjet e ngrohta të SHBA-së, Joe Biden.

“Mirëdita të gjithëve. Zonja Presidente, Kryeministër, e mrekullueshme të ju kemi të dyve këtu në Departamentin e Shtetit dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se siç e dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta për të dy”, thotë Blinken.