Bolton flet për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se ajo është larg

Ministri i Shëndetësisë nesër do të vizitoi Bujanocin dhe PreshevënBolton ka thënë se Kosova dhe Serbia janë larg marrëveshjes. John Bolton, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes vete. Gjatë një interviste dhënë për N1 në Sarajevë, Bolton ka thënë se marrëveshja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ndikonte në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. “Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nëse ata do të arrinin marrëveshje për shkëmbim territoresh, në kuadër të dialogut që do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe do të sillte marrëdhënie ekonomike e diplomatike, mendoj se ne nga anash ndoshta do ta përkrahnim. Por, vendet e tjera të rajonit në veçanti Bosnja, mendoj se duhet ta themi qartë se marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të kishte ndikim në Bosnje, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo ndonjë palë të tretë”, ka shtuar Bolton. “Jam i brengosur për mos angazhim të madh të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ndër tjera ish-këshilltari për siguri i presidentit amerikan Donald Trump. Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !