Bosi i klanit të Lordit të Qiejve/ Policia i nxjerr në ankand vilën, trafikanti i El Narcos (foto)

Numri i të infektuarve në Gjermani mund të jetë “10 herë më i lartë”

Numri i të infektuarve në Gjermani mund të jetë “10 herë më i lartë”

Qeveria meksikane ka nxjerrë në ankand vilën e trafikantit famëkeq të drogës Amado Carrillo Fuentes. Fuentes, që dikur njihej si “Lordi i Qiejve”, vdiq në 1997 pas një operacioni plastik që shkoi keq. Shtëpia e tij në Mexico City u shit për më shumë se 2 milion dollarë dhe të ardhurat do t`i shkojnë shërbimit vendas të shëndetit publik dhe luftës kundër koronavirusit.

Pseudonimin e tij, Fuentes e fitoi për për faktin se një pjesë të mirë të kontrabandës së lëndëve narkotike e bënte me flotën e avionëve te vet private. Në vitet 1980-1990, ai konsiderohej si një trafikantët më të fuqishëm meksikanë të drogës. I lindur në rajonin verior të Sinaloas, Fuentes ishte nipi i njërit prej themeluesve të kartelit të Guadalajara, të cilit iu bashkua shumë shpejt.

Avionët mësoi t`I pilotonte vetë e më vonë, këto njohuri dhe ato qe kishte mbi rrugët e fluturimit, i përdori për të zgjeruar biznesin e kontrabandës së narkotikëve në qiell.

Në fillim kalonte vetëm marihuanë, megjithate më vonë nisi te dërgonte në SHBA kokainë nga Kolumbia përmes Meksikës. Në 97-tën, kërkoi të bënte operacion plastik për të ndryshuar pamjen e për të shmangur kësisoj kapjen.

Por ndërhyrja, që përfshinte dhe liposukcionin, shkoi keq, e ai humbi jetën. Tre mjekët që kryen operacionin u gjetën pas disa muajsh të vrarë. Trupat e tyre, që kishin shenja te qarta torture, qene futur neper fuci ku më pas ishte derdhur beton.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !