Bota në alarm, cila është sëmundja që po rrezikon fëmijët (FOTO)

Pamjet prekëse/ Nuk kanë ushqim, nëna gatuan gurë për 8 fëmijët!

Pamjet prekëse/ Nuk kanë ushqim, nëna gatuan gurë për 8 fëmijët!

Mjekët në të gjithë botën kanë raportuar raste të reja të një sindromi të rrallë, por potencialisht vdekjeprurës inflamator tek fëmijët që duket se është i lidhur me infeksionet e koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, rreth 100 raste të sëmundjes së pazakontë janë shfaqur në të paktën gjashtë vende, dhe mjekët në Britani të Madhe, SHBA, Francë, Itali, Spanjë dhe Zvicër raportojnë që janë duke e hetuar sëmundjen.

Rastet e para dolën në pah këtë javë kur Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe, paralajmëroi mjekët për një numër të fëmijëve që u pranuan në njësi të kujdesit intensiv, me një gjendje toksike të papritur dhe një sëmundje e njohur si Kaëasaki, çrregullim inflamator që prek enën e gjakut, zemrën dhe organet e tjera. Deri më tani 19 fëmijë janë prekur në Britani të Madhe, mirëpo, nuk ka asnjë të vdekur.

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran, tha të mërkurën se vendi ka pranuar disa fëmijë me inflamacion në zemër dhe ndërsa nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar lidhjen me koronavirusin. Mirëpo, ai tha se rastet po merreshin shumë seriozisht.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !