Home / BOTA / 20 vjet burg për gurunë nga India

20 vjet burg për gurunë nga India

20 vjet burg për gurunë nga IndiaGuruja indian i cili mori vëmendjen e krejt botes kur u zbulua se kishte kryer përdhunime mbi më shume se 40 femra, dënohet me 20 vite burg.

Ai dyshohet të këtë përdhunuar femra prej vitit 1999 deri në vitin 2002, dhe deri më tani thuhet se numri i viktimave të tij shkon prej 40 deri në 50 femra.

Në seancën e mbajtur gjyqësore gjykatësi Jagdeep Singh e quajti atë kafshë të egër, dhe thuhet se tani për tani ai do të dënohet me 20 vite burg, bën të ditur BBC.

Ram Rahim Singh, kishte quajtur veten person i Zotit dhe se misioni i tij në botë është t’iu ndihmojë njerëzve. Ai ka qenë lider i sektit Dera Sacha Sauda që në moshën 23 vjeçare dhe ky sekt ka më shumë se 60 milionë ndjekës në të gjithë globin.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se ai meriton një dënim më të shkurtër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë, mirëpo gjykatësi Jagdeep ka bërë te ditur se një person që kryen vepra të rënda duke përmend emrin e Zotit, nuk duhet të tregohet mëshirë ndaj tij.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . 20 vjet burg për gurunë nga India 20 vjet burg për gurunë nga IndiaRating: 4.8