Home / BOTA / Çfarë është duke ndodhur në këto momente në Francë?

Çfarë është duke ndodhur në këto momente në Francë?

Çfarë është duke ndodhur në këto momente në Francë?

Rrugët e Francës janë duke përjetuar tmerrin këto ditë.

Franca përgatitet sot për episode të tjera dhune me grumbullimin e jelekverdhëve sërish në shesh, ndërsa 90.000 forca policore janë mobilizuar t’i mbajnë nën fre.

8.000 efektivë dhe 12 autoblinda do të dislokohen vetëm në Paris, ku rreth 1000 vetë janë grumbulluar tashmë në qendrën e qytetit.

Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.

Ministrat franceze pretendojnë se protestues ultra të dhunshëm e kanë marrë tani situatën në dorë. Këto tre javët e fundit, kemi parë lindjen e një përbindëshi që nuk i bindet më krijuesve të tij, tha ministri i Brendshëm Christophe Castaner.

Javën e kaluar, me qindra vetë u arrestuan e dhjetëra u plagosën gjatë përleshjeve më të dhunshme që kryeqyteti francez kishte parë prej dekadash të tëra.

Forcat e sigurisë tani do të përpiqen të shmangin përsëritjen e skenave të javës së kaluar në Paris, kur u vandalizua deri edhe Harku i Triumfit, policia u sulmua e makina të parkuara u përmbysen e u dogjën. Autoritetet këmbëngulin se nuk do të ketë tolerancë ndaj dhunës.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 4:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381649
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Çfarë është duke ndodhur në këto momente në Francë? Çfarë është duke ndodhur në këto momente në Francë?Rating: 4.8