Home / BOTA / LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ky ministër

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ky ministër

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ky ministër

Edhe një dorëheqje tjetër ka ndodhur në Britani.

Ka dhënë dorëheqje Ministri Jo Johnson, arsyeja e së cilës ishte plani i kryeministres për të braktisur BE-në.

Ai kishte deklaruar se do të votojë kundër planit të kryeministres për tërheqje nga Bashkimi Evropian sepse, sipas tij, ky plan paraqiste një gabim të tmerrshëm. Dorëheqja e tij vlerësohet si një goditje e rëndë për qeverinë, në një moment kur May po përpiqet ta fitojnë mbështetjen e kabinetit të saj për marrëveshjen e cila do të votohet më vonë në kuvend.

Sidoqoftë, mundësia që ky plan të kalojë u zvogëlua edhe më shumë kur partia që ka 10 deputetë në kuvend, Partia Demokratike e Unionistëve, u deklarua kundër planit të kryeministres.

Pas rreth 18 muajve të negociatave dhe e gjendur nën presion kohor për shkak të marsit si afat i fundit për marrëveshje, raportohet se May po synon ta arrijë një marrëveshje e cila do ta mbante të lidhur Britaninë e Madhe me rregullat e Bashkimin Evropian, të paktën për një periudhë kalimtare.

Kjo çështje po bëhet më e ndërlikuar sesa mendohej dhe kritikët thonë se zgjidhja e saj mund të zgjasë disa vjet.

Kryeministrja May shpreson se deputetët do ta votojnë propozimin e saj për marrëveshje, me qëllim të shmangies së një ndarjeje pa marrëveshje, e cila do të sillte pasoja edhe më të mëdha për vendin. Ministri i dorëhequr kishte thënë se zgjidhnja më e mirë për të dalë nga kjo situatë është mbajtja e një referendumi të ri. Sidoqoftë, May e refuzoi një mundësi të tillë.

Mendohet se refuzimi i qeverisë për ta mbajtur një referendum tjetër është frika se shumica e votuesve do të votojnë për qëndrim të Britanisë së Madhe në BE, me ç’rast vendi sërish do të ndahej në dy pjesë, shkruan “CNN”.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 6:20 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=366016
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ky ministër LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ky ministërRating: 4.8