Home / BOTA / Ndërron jetë kryetari i njohur

Ndërron jetë kryetari i njohur

Ndërron jetë kryetari i njohur

Ka ndërruar jetë,kryetari i qytetit polak, Gdans, Pawel Adamowicz.Kryetari i qytetit polak, Gdans, ka ndërruar jetë në spital vetëm një ditë pasi u ther me thikë gjatë një tubimi për bamirësi.

Pawel Adamowicz, 53-vjeçar, ishte sulmuar me thikë në skenë para qindra njerëzve.

Ai ishte shtrirë në spital për shkak të lëndimeve të rënda në bark dhe i ishte nënshtruar një operacioni që zgjati pesë orë. Lidhur me këtë rast, policia e ka arrestuar një 27-vjeçar me të kaluar kriminale. Autoritetet dyshojnë se ai e ka përdorur një leje të medieve për të hyrë në skenë.

Në pamjet e marra nga një televizion lokal, i dyshuari, i cili ishte liruar nga burgu para pak kohësh, shihet duke e lëkundur armën në ajër dhe duke bërtitur. Besohet se ai ka thënë “Adamowicz është i vdekur” dhe është ankuar se është keqtrajtuar në burg.

Ministri polak i shëndetësisë e ka konfirmuar vdekjen e kryetarit. “Nuk ia dolëm”, tha Lukas Szumovski për mediet lokale. Adamowicz ishte nga Gdanski dhe kishte shërbyer si kryetar i qytetit për 20 vjet, shkruan “BBC”.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 4:50 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=404525
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ndërron jetë kryetari i njohur Ndërron jetë kryetari i njohurRating: 4.8