Home / BOTA / Ndodh diҫka shumë e papritur me Bitcoinin

Ndodh diҫka shumë e papritur me Bitcoinin

Ndodh diҫka shumë e papritur me Bitcoinin

Bitcoini ka pësuar një rënje të dukshme në ditët e fundit.

Në dhjetor të vitit 2017, çmimi i bitcoinit arriti vlerën rekorde prej gati 20 mijë dollarësh. Vetëm pas një viti, ky çmim ka rënë në 3400 dollarë.

Kjo paraqet një rënie prej 80 për qind, ndërsa dukuria e rënies së çmimit ka filluar para 15 muajve dhe është duke vazhduar.

Përkeqësimi i gjendjes ra në sy edhe më tepër gjatë kësaj jave, kur vetëm brenda pesë ditësh çmimi ra për 20 për qind. Sidoqoftë, Bitcoini nuk është e vetmja valutë që është goditur nga rënia e çmimit. Edhe kriptovalutat XPR, ethereum, litecoin dhe disa tjera kanë shënuar rënie në javët e fundit.

Njëra ndër arsyet për këtë rënië është paralajmërimi i një anëtareje të Komisionit për Siguri dhe Këmbime se po përpiqet që ta bindë komisionin për të miratuar më shumë fonde të valutës me qëllim të tregtimit.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është shenjë e mirë. Duke u bazuar në rrethanat aktuale, pritet që çmimi mund të bie deri në 1500 dollarë.

Një arsye tjetër e kësaj rënie mund të jetë fakti se çmimet u rritën thjesht shumë shpejt vitin e kaluar.

Kjo paraqiste një lëvizje parabolike, duke e nënvlerësuar veprimin në bazë të arsyes, por të ndikuar nga vlerësimet e përgjithshme.

Mbivlerësimi që i është bërë kësaj valute po krahasohet me stoqet e internetit në vitet e nëntëdhjeta, shkruan “CNN”

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 5:22 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381704
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ndodh diҫka shumë e papritur me Bitcoinin Ndodh diҫka shumë e papritur me BitcoininRating: 4.8