Home / BOTA / Nga e marta Maqedonia do të quhet me ketë emër

Nga e marta Maqedonia do të quhet me ketë emër

Nga e marta Maqedonia do të quhet me ketë emër

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Marrëveshja e Prespës nuk parasheh afate konkrete për ndërmarrjen e aktiviteteve brenda vendit.

Shteti fqinj i Kosovë edhe zyrtarisht nga e marta do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Amendamentet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe me këtë fillojnë menjëherë obligimet e Qeverisë.

Pas ratifikimit në Parlamentin grek, qeveria maqedonase me letër duhet të njoftojë të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare si dhe vendet e OKB-së se Republika e Maqedonisë, nga ai moment është Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Menjëherë pas asaj do të fillojë edhe informimi zyrtar këmbimi i ndërsjellë i notave për ratifikimin e Marrëveshjes nga pala greke dhe bashkërisht me R. Greqisë, R. Maqedonisë do ta informojë organizatën e OKB-së se emri i ri i R. Maqedonisë është tani më Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se kontesti disavjeçar i emrit në mes dy vendeve është tejkaluar. Pas asaj, në Gazetën Zyrtare duhet të publikohen edhe ndryshimet kushtetuese, me ç’rast tek ne hyn në fuqi edhe emri i ri i vendit Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë në Maqedoni, raporton tv21.

Do të ndërrohen tabelat e pikave kufitare dhe të kufijve, në përfaqësitë diplomatike, konsullatat, si dhe tabelat në hyrje të institucioneve.

“Pas publikimit në Gazetën Zyrtare të amendamenteve kushtetuese dhe pas zyrtarizmit të emrit të vendit, Qeveria R. Maqedonisë dhe institucionet përkatëse do fillojnë edhe me zbatimin e detyrimeve të cilat burojnë nga kjo marrëveshje. Ashtu siç është i informuar opinioni në seancën e fundit- Qeveria RM-së ka formuar edhe një grup pune i cili është i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme. Ashtu siç kemi paralajmëruar do të fillojmë me ndryshimin e emrit në vendkalimet kufitare, ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike dhe institucione të ndryshme”, u shpreh Hoxha.

Marrëveshja e Prespës nuk parasheh afate konkrete për ndërmarrjen e aktiviteteve brenda vendit, por thuhet “pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, menjëherë edhe në përputhje me praktikat administrative do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që organet kompetente të vendit të fillojnë të shfrytëzojnë emrin dhe termet e reja”.

Me amendamentet kushtetuese që hyjnë në fuqi, krahas ndryshimit të emrit, ndryshohen edhe disa elemente të tjera. Në Preambullën e Kushtetutës, në vendin e vendimeve të KAÇKM-së, përmendet shpallja e KAÇKM-së, është përfshirë edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit, ndryshohet pjesa në lidhje me kujdesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për diasporën, ndërsa shtetësia parashihet që të jetë “maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut” në të gjithë dokumentet.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 9, 2019 11:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=421682
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nga e marta Maqedonia do të quhet me ketë emër Nga e marta Maqedonia do të quhet me ketë emërRating: 4.8