Brightoni e mohon se ka marrëveshje me Chelsean për Cucurellan

Agjentët e këtij gojarti gjenden në zyrat e Barcelonës, pritet transferimi

Pas lajmeve të shumta se Marc Cucurella do të jetë lojtari më i ri i Chelsea, ka ardhur edhe reagimi i Brightonit.

Në njoftimin e tyre zyrtar në mediet sociale, klubi anglez demanton këta zëra, duke thënë se të gjitha këto raportime janë të pasakta.

Agjentët e këtij gojarti gjenden në zyrat e Barcelonës, pritet transferimi

“DEKLARATA E KLUBIT: MARC CUCURELLA

Ndryshe nga raportimet e pasakta nga medie të shumta këtë mbrëmje, nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella”, thuhet në njoftimin e tyre zyrtar.

Cucurella ishte edhe në “radarin” e Manchester Cityt, por këta të fundit u detyruan të heqin dorë për shkak të shumës së lartë të parave të kërkuara nga Brightoni.

Njëjtë po duket se do të ndodhë edhe me londinezët të cilët po hasin vështirësi të mëdha për lojtarin.