Bruksel: Gërvalla përfaqëson Kosovën

Bëhet e ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të mërkurën (sot) në Bruksel do të takohet me liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se takimet e tilla tashmë më janë bërë tradicionale dhe zhvillohen një herë në vit.

Këto takime kishin nisur nga ish-përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.

Pasi kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ndodhen në vizitë në SHBA, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Burimet e BE-së paralajmërojnë se pos raporteve të BE-së me këto shtete, edhe lufta në Ukrainë do të jetë ndër temat kryesore të këtij takimi.

The post Bruksel: Gërvalla përfaqëson Kosovën appeared first on Albinfo.