‘’Budallain e njihte vetëm shtëpia e vet’’, Bardhi: Rama është një mashtrues i certifikuar në gjithë botën, Facebook i ka vendosur pullën e kuqe!


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka nxjerrë postimin e Ramës për pandeminë të cilën vetë Facebook e ka konsideruar si një informacion fals apo ‘’Fake News’’ duke thënë se tashmë kryeministri shqiptar është një mashtrues i certifikuar në gjithë botën.

Sipas Bardhit, Facebook i ka vendosur Ramës pullën e kuqe pasi kryeministri ka 2 mandate që vetëm gënjen teksa është kapur në gënjeshtër edhe tek një statusi në FB.

Për Bardhin, Rama është përhapësi më i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri, nga premtimet dhe statistikat, dhe prandaj në Shqipëri është koha për një ndryshim.

Po ashtu ai ka nxjerrë edhe një sinkron të Edi Ramës kohë më parë kur thoshte se ‘’Më kujton atë shprehjen, pa dalë Facebook budallain e njihte vetëm shtëpia’’.

Tani edhe Facebooku e konsideron atë si mashtrues. Nga premtimet që nuk realizohen kurrë e deri te" statistikat" që nuk ekzistojnë, Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri. Pas shtatë vitesh premtimesh boshe dhe pas dy mandateve me gënjeshtra, është koha për ndryshim.

Publiée par Gazment Bardhi sur Dimanche 18 octobre 2020

/BW

The post ‘’Budallain e njihte vetëm shtëpia e vet’’, Bardhi: Rama është një mashtrues i certifikuar në gjithë botën, Facebook i ka vendosur pullën e kuqe! appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !