Bush e quan Zelenskyn “Winston Churchill” i kohës moderne

Xhaferi viziton Kievin,  tregon tmerret në Ukrainë

Lufta në Ukrainë po vazhdon

“Volodymyr Zelensky është Winston Churchill i epokës sonë”, këto janë fjalët e presidentit të 43-të të SHBA-ve George W.Bush për presidentin ukrainas.

Volodymyr Zelensky zhvilloi mëngjesin e së premtes një bisedë nëpërmjet një video mesazhi me George Bush.

“Kam pasur privilegjin të kaloj disa minuta duke folur me Presidentin Zelensky, Winston Churchill-in e ditëve moderne këtë mëngjes. Falënderova presidentin për udhëheqjen e tij, shembullin e tij dhe përkushtimin e tij për liri dhe duartrokita guximin e popullit ukrainas ”, shkroi Bush në Instagram.

Ndër të tjera Bush tha se presidenti Zelensky e siguroi atë se Ukraina “nuk do të lëkundet në luftën e saj kundër barbarizmit dhe sjelljes prej banditi të Putinit”.

“Amerikanët janë të frymëzuar nga forca dhe qëndrueshmëria e tyre. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ukrainasit ndërsa ata ngrihen për lirinë e tyre”, tha George Bush.