Bushati përshëndet mbështetjen e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës në KE

Dritan Abazoviq premton se do t’i japë fund kontrabandimit me cigare, viziton portin ku u konfiskua duhan me vlerë miliona euroshe

Kryediplomati i Shqipërisë përshëndet mbështetjen e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës në KE.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka përshëndetur mbështetjen e Gjermanisë, e cila erdhi përmes emisarit gjerman, për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Bushati shpërndau në ‘Twitter’ fjalët e Manuel Sarrazin, të dërguarit të posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, ku ky i fundit tha se Kosova është në zëmër të Evropës, shkruan lajmi.net.

“Mbështetje e qartë e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës do të sigurojë zbatim më të mirë të ligjit për të drejtat e njeriut dhe juridiksionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Prandaj, do të forcojë mbrojtjen e pakicave”, deklaroi Bushati.

I dërguari i Gjermanisë ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Kosova “është në zemër të Evropës” dhe i përket KE-së.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë. Kosova është në zemër të Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës. Dje e sigurova ministren Gërvalla për mbështetjen tonë për anëtarësimin”, deklaroi ai.