Çekia hap kufijtë, por udhëtarëve u duhet certifikata e koronavirusit

Republika Çeke rihapi sot kufijtë me Austrinë dhe Gjermaninë, edhe pse kufizimet për ata që lejohen të hyjnë në këtë vend do të mbeten.

Autoritetet thanë se vetëm shtetasit çekë, banorët e huaj, studentët e Bashkimit Europian dhe biznesmenët do të lejohen të hyjnë. Pasagjerët do të duhet të kenë një certifikatë që dëshmon se nuk janë të infektuar me koronavirus – në të kundërtën, përballen me dy javë karantinë.

Çekia, sikurse të gjitha vendet e BE-së dhe të tjerat, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga e mërkura, kufiri i saj me Sllovakinë do të rihapet po ashtu, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orësh. Për këta të fundit nuk do të duhet testi dhe nuk do të aplikohet karantina. Çekia ka konfirmuar mbi 9,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 317 viktima.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !