Çfarë premtoi Rama dje? “Kosovarët kur ta kalojnë kufirin mos ta vërejnë atë”

Sot bëhen 23 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së

“Kosovarët kur ta kalojnë kufirin mos ta vërejnë atë”, çfarë premtoi Rama dje?

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, tha se kanë kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të eliminohen të gjitha barrierat kufitare dhe ato për investime.

Shahini ka thënë se ka marrë premtim nga kryeministri shqiptar se do të bëjë të pamundurën që kosovarët të kenë lehtësira në momentin që e kalojnë kufirin.

“Relacioni mes AKB-së dhe Qeverisë shqiptare është tradicionale. Qeveria shqiptare gjithmonë është gati që të takohet me biznese dhe po merr hise në udhëheqjen e Ballkanit sa i përket liderizmit. AKB-ja ka kërkuar nga Kryeministri i Shqipërisë të eliminohen të gjitha barrierat çoftë kufitare, çoftë edhe ato për investime dhe investitorë kosovarë e që kryeministri Rama ka thënë që do të bëjë të pamundurën që kosovarët kur të kalojnë kufirin mos të dinë që kanë kaluar kufi, dhe po ashtu jo vetëm i qytetarëve por edhe i mallrave. Një gjë të tillë qeveria shqiptare është gati të bëjë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që edhe kjo të përcjellë një infrastrukturë ligjore, investitorët shqiptar në Kosovë janë të mirëpritur e që ata janë shumë”.

Ndër të tjera Shahini ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë strategji të përbashkët në fuqizimin e konkurrencës së brendshme, karshi konkurrencës së jashtme.

“Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona ishin shumë më të mëdha dhe ishin liderë deri vitin e kaluar kur u hiq taksa nga Serbia, tashmë importet e Serbisë në Kosovë kanë zënë vend shumë më të madh se sa importet nga Shqipëria, dhe kjo e bënë se bizneset e dy shteteve tona por edhe Qeveritë e dy shteteve tona duhet të bëjnë strategji të përbashkët në fuqizimin e konkurrencës së brendshme, karshi konkurrencës së jashtme”, tha ai.

Kritika ka ndaj institucioneve të Kosovës, për të cilën thotë se nuk po ndërmarrin hapa konkretë në tejkalim të krizës globale. Të kundërtën thotë po e bën Qeveria shqiptare.

“Qeveria shqiptare është duke marr hapa konkret, është më model i tejkalimit të krizave globale dhe jep shembuj të fuqishëm. Mendoj se kryeministri Rama do të vazhdojë ritmin e investimeve në Shqipëri duke përfshirë këtu edhe investimet e Kosovës. Hekurudha Durrës-Prishtinë është një nga temat që ka një rëndësi të veçantë në investime dhe me qarkullim të shpejtë, të lirë për qytetarët e të dy shteteve tona e cila është prioritet i qeverisë shqiptare. Po ashtu edhe portet për të cilat është folur shumë, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka dhënë asnjë propozim se çfarë do të bëjë me portin nëse atje do të hapet një port i veçantë për Kosovën dhe atje tashmë në Durrës është një mundësi e tillë por prapë se prapë Qeveria homologe e kryeministrit shqiptar duhet të bëjë më shumë për të përcjell kërkesat e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe Shqipëri por edhe te vet shtetit për integrim”, u shpreh Shahini./EO/