Chelsea dhe United ndajnë pikët në “Stamford Bridge”


Nuk ka fitues në “Stamford Bridge”.

Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Chelseas dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë.

Ndeshja ishte mjaftë interesante, me shumë e zhvilluar në mesfushë, derisa dy skuadrat kërkonin golin nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.

Gjatë pjesës së parë, ishte një rast ku u mendua se ishte penallti, ngase shihej se Callum Hudson-Odoi preku topin me dorë, por pasi u shikua VAR-i, arbitri nuk akordoi penallti.

Chelsea ishte më kërkuese në 45-minutëshin e dytë, derisa në pjesën e dytë, “Djajtë e Kuq” formuan disa aksione të bukura dhe provuan përmes goditjeve të mesfushorëve larg zonës së 16-metërshit, por Mendy ishte gjithmonë në pozitën e duhur.

Pas këtij barazimi, Unitedi mban pozitën e dytë me 50 pikë, 12 më pak se lideri City, derisa Chelsea renditët në pozitën e pestë me 44 sosh.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...