Chelsea e “shkatërron” Juventusin

Barcelona e pafuqishme ndaj Benficës, nxjerrë vetëm një barazim

Chelsea doli të jetë “arrë” e fortë për Juventusin.

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.

Londinezët e nisën me trusni në portën e italianëve duke i radhitur rastet.
Goli erdhi në minutën e 25-të ku nga një tollovi në zonë përfitoi Trevoh Chalobah i cili shënoi për 1-0.

Juventusi kishte rast të barazonte me Alvaro Moratan, por topi pasi kaloi portierin nga vija e portë e largoi Thiago Silva.

Në anën tjetër edhe Chelsea kishte rast të mirë në fundin e pjesës së parë, kur Recce James gjuajti, por portieri ishte në vend. Edhe në pjesën e dytë Chelsea e nisi më mirë, duke rrezikuar më shumë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 56-të me James që gjuajti bukur nga e djathta duke e mposhtur Szczesnyn për 2-0.

Vetëm pas dy minutash Chelsea siguroi fitore, pas një aksioni të bukur në zonë, ku mbrojtja juventine ishte në gjumë total. Callum Hudson Odoi nga afër gjeti rrjetën për 3-0.

Juventusi ka mundur të zbusë humbjen, por gjuajtja e Weston McKennie u ndal nga portieri Edouard Mendy.

Në anën tjetër edhe Chelsea kishte rast të mirë me Hakim Ziyech, por gjuajtja e tij u ndal nga Szczesny. Krejt në kohën shtesë londinezët shënuan edhe një herë me Timo Werner për 4-0, duke konfirmuar formën e lartë.

Pas kësaj fitoreje Chelsea del në vendin e parë me 12 pikë, aq sa Juventusi, por me goldallim më të mirë.

Lajme me shume...