Chelsea favorit për nënshkrimin e yllit të madh


Chelsea favorit për nënshkrimin me Agueron.

Chelsea është favoriti kryesor për të transferuar legjendën e Manchester Cityt, Sergio Aguero kur ky i fundit të largohet në fund të edicionit.

Këtë javë u njoftua që Aguero pas plotë një dekadë do largohet nga “Etihad” si golashënuesi numër një në histori.

Klubet e mëdha si Barcelona, Inter, Juventus dhe PSG janë të lidhur me argjentinasin, por Chelsea shihet si destinacioni më i mundshëm.

Sipas Daily Mail, Aguero është i ‘dëshpëruar’ të vazhdojë të luajë në Premierligë dhe beson se mund të ofrojë ende shumë në këtë divizion.

Chelsea janë duke kërkuar qendërsulmues të ri edhe pse gjatë verës së kaluar shpenzuan 120 milionë euro për lojtarë si Timo Ëerner dhe Kai Havrtez, të cilët nuk kanë gjetur fare formën e duhur.

Me kalimin e Augeros te Chelsea, sulmi i “Bluve” do ishte mjaftë i frikshëm, meqenëse sulmuesi e njeh mjaftë mirë Premierligën dhe skuadrat kundërshtare.

Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do t’i takojë Agueros, i cili do vendos pasi të përfundojë ky edicion.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...