Chelsea – Man Utd, formacionet zyrtare


Chelsea e pret Man Unitedin, me synim për t’i rritur shpresat për top katërshe.

Chelsea do të kërkojë t’i rrisë shpresat për top katërshe në Premierligë, kur të takohen sonte me Manchester Unitedin në një ndeshje derbi të javës së 26-të të sezonit 2020/21.

Derbi i javës së 26-të në Premierligë do të zhvillohet në Stamford Bridge në orën 17:30, me Chelsean që synon ta ripërtërijë rivalitetin me Manchester Unitedin.

Pas një periudhe të keqe kah fundi i qëndrimit të trajnerin Frank Lampard, të kaltrit e Londrës e kanë rimarrë veten nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel, duke mos humbur në nëntë ndeshje që prej se gjermani e mori drejtimin e skuadrës, shtatë prej të cilave i ka fituar.

Chelsea do të ngrihet në pozitën e katërt me një fitore eventuale sonte në Londër, pasi rivali i qytetit Ëest Hami e mban atë pozitë me vetëm dy pikë më shumë.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një Unitedi që nuk e ka humbur asnjë ndeshje në udhëtim këtë sezon në ligë.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni në ligë, që u zhvillua në Old Trafford, Chelsea dhe Unitedi luajtën baras pa gola.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ngel 13 pikë larg rivalit dhe liderit Manchester City, ndërkohë që ndiqet nga Leicester City që ka pikë të barabarta (49) me të në pozitën e tretë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea:

Manchester United:


Mundesia me shume...
Pamje me shume...