Chelsea merr lajmin e keq para ndeshjes me Bayern Munich

Me lot në sy, pas shumë vitesh ylli i Milanit përshëndetet me ‘San Siron’Liga e Kampionëve: Chelsea pa 3 lojtarë kyçë kundër Bayern Munich. Christian Pulisic, Cesar Azpilicueta dhe Pedro do të mungojnë për Chelsean kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, pasi pësuan lëndime në humbjen e të kaltërve 2:1 kundër Arsenalit në finale të FA Cup të dielën. Kapiteni Azpilicueta e tërhoqi muskulin pesë minuta pasi shkaktoi penallti të cilën Pierre-Emerick Aubameyang e shndërroi në gol. Dhe Pulisic, autori i golit të parë në finalen e Wembley, u detyrua ta braktisë fushën e lojës katër minuta brenda pjesës së dytë, pasi e tërhoqi muskulin derisa po vraponte përpara. Ndërsa Pedro e nxori krahun në fund të ndeshjes duke iu bashkuar Pulisicit dhe Azpilicuetas në listën e të lënduarve mbrëmjen e së dielës. Trajneri Frank Lampard nuk do të mundë të llogarisë në asnjërin prej tyre të shtunën e ardhshme, kur Chelsea takohet me Bayernin për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Chelsea e humbi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 3:0 dhe do t’i duhet një mrekulli për të kaluar në çerekfinale.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !