Çitaku reagon pas ndalimit të spiunes ruse

Daria Aslamova, nuk është lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, njëherit edhe nënkryetare e PDK-së, ka komentuar ndalimin e hyrjes së spiunes ruse, Daria Aslamova, në Kosovë, veprim ky i ekzekutuar nga autoritetet vendase nën dyshimet se e njëjta synonte destabilizimin e vendit.

Çitaku e quajti Aslamovën “pro-Putin” e propagandiste e Rusisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Çitakut, është shumë e thjeshtë të dihet qëllimi i “vizitës” së spiunes ruse, duke aluduar në atë se e njëjta ka qëllime të dëmshme për Kosovën.

“Daria Aslamova është arrestuar sot teksa ka tentuar të kalojë kufirin nga Serbia për në Kosovë. Ajo është një “pro-Putin” dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh zyrtar i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “vizitës” së saj. Aslamova tani është në paraburgim”, shkroi Çitaku në Twitter.