“Çmendet” Milani, kjo skuadër po ia rrëmben Sanchesin

Chelsea nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Man City

Paris Saint Germain do të rivalizojë AC Milan për nënshkrimin e Renato Sanches.

Mesfushori i Lille do të ndryshojë klub këtë verë. Mesfushori i Lille, Renato Sanches dukej shumë afër që të bëhej një lojtar i ri i AC Milan.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, një marrëveshje është larg nga mbyllja dhe ndërhyrja e Paris Saint Germain mund të komplikojë situatën për klubin kuqezi, përcjell ORAinfo.

Chelsea nuk heq dorë nga transferimi i yllit të Man City

Pas humbjes së Aurelien Tchouameni që përfundoi te Real Madridi, PSG e ka kthyer vëmendjen te mesfushori portugez. Drejtori i ri sportiv i PSG-së, Luis Campos, ishte ai që solli Sanches në Lille dhe po kërkon të ribashkohet me mesfushorin qendror të fuqishëm 24-vjeçar.

Le10sport raporton se Paris Saint Germain do të ofrojë 30 milionë euro për Lille për Renato Sanches. Pasi përfunduan nënshkrimin e Vitinhas nga Porto, kampionët francezë duan të shtojnë në radhët e tyre edhe Sanches. PSG ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, dhe ka besim se mund ta rrëmbejë atë nga Milani sipas burimit francez./ORAinfo/