“Çmendet” United, ofron 70 milionë euro për yllin e Barcelonës

Liverpool ofron 100 milionë euro për yllin që po e kërkon Real Madrid

Frenkie de Jong është një nga shqetësimet më të mëdha të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Ai është objektivi i madh për t’u larguar nga klubi këtë verë për t’i dhënë një shtysë të dyfishtë arkës së Barcelonës.

Nga njëra anë, do t’i shpëtonte klubit një nga faturat më të larta të pagave, ndërsa nga ana tjetër, transferimi i tij do të përbënte një injeksion të madh financiar, përcjell ORAinfo.

Liverpool ofron 100 milionë euro për yllin që po e kërkon Real Madrid

Klubi po përpiqet të sigurojë që, nëse përfundimisht duhet të heqë qafe mesfushorin, do të jetë për një shifër që nuk mund të refuzohet. Kjo është arsyeja pse ata po shqyrtojnë ende ofertat që mbi të gjitha vijnë nga Mançesteri.

United janë kandidatët kryesorë për të nënshkruar me holandezin, për të cilin tashmë kanë vendosur të rrisin ofertën e tyre.

Sipas një raporti të publikuar nga “The Guardian” këtë të premte, Djajtë e Kuq do të shkonin deri në 70 milionë euro plus një shumë të panjohur në variabla. Ky vendim do të ishte marrë pasi Barcelona refuzoi një propozim pak ditë më parë prej 60 milionë euro plus dhjetë bonuse./ORAinfo/