“Çmenduria” shqiptare, Fero e mëson vajzën 8-muajshe të vozitë

Reperi Fero rrezikon në trafik veten dhe Ninën.

Artisti Feronit Shabani ka disa muaj që është bërë baba për herë të parë dhe qdo herë tregon dashurinë që ka për vajzën e tij.

Por, së fundi reperi Fero ka bërë një veprim i cili nuk është edhe i pranueshëm apo për tu marrë shembull.

Derisa ka qenë në veturë me vogëlushen e tij ai ka ulur në prehër vajzën dhe sipas tij po e mësonte të vozitë.

Sipas videos shihet një rrezik tejet i rëndë duke qenë se Ninha është foshnje 8 muajshe e që po lëvizte tërë kohës, shkruan kosovarja.

Ndërsa, këngëtari shihet të mburret me këtë veprim të bërë, por që kjo është e ndaluar sipas ligjit të trafikut të Kosovës dhe është gjest që gjobitet.

“Dikush i ka bërë 25 vjet e hala nuk u mësu me vozitë, ti me 8 muaj po vozitë, ashtu qika jem” dëgjohet duke thënë Fero me mburrje.