CNN: Kina miraton shitjen e “ilaçeve popullore” për të trajtuar COVID-19


Sipas CNN, Kina ka miratuar tre ilaçe popullore për kurimin e COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Administrata e Qeverisë për Produktet Mjekësore. Kjo e fundit përdori një procedurë të posaçme miratimi për tre produktet, të cilat sipas tyre “ofrojnë mundësi shumë të mira për trajtimin e të sëmurëve me COVID”. Produktet bimore, besohet se e kanë origjinën nga “recetat e lashta kineze”. Ata i janë nënshtruar sipas mediave një testi të specializuar dhe janë konsideruar efikase ndaj koronavirusit. Kritikë të shumtë në Kinë, pretendojnë se nuk ka argumente të forta, për efikasitetin e këtyre trajtimeve popullore.“Mjekësia tradicionale është një thesar i civilizimit kinez që mishëron mençurinë e kombit dhe njerëzve të tij”, Është shprehur presidenti kinez Xi Jinping, në një deklaratë për mediat në tetor të 2019-ës.Në artikullin e CNN, trajtohet më tej se dhjetëra mijëra pacientë të infektuar me COVID-19 në Kinë, janë trajtuar me ilaçe bimore, krahas barnave farmaceutike të licencuara për trajtimin e sëmundjes së rrezikshme.

The post CNN: Kina miraton shitjen e “ilaçeve popullore” për të trajtuar COVID-19 appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...