Conte lë Interin?

Man Utd ka këtë ofertë për Sanchez, Interit i mbetet të vendosëMediat italiane shkruajnë se Conte do të largohet nga Inter. Tërbimi i papërmbajtur i Antonio Contes nëpër konferenca për media ndaj drejtuesve të Interit ka ngritur dyshime serioze për të ardhmen e tij në stolin zikaltër sezonin e ardhshëm, me mediat italiane që sugjerojnë se ai do të largohet. Zikaltrit e mbyllën sezonin 2019/20 në Serie A me fitore 2:0 në udhëtim kundër Atalantës, duke e siguruar vendin e dytë, vetëm një pikë prapa fituesit të titullit, Juventusit. Dy prej gazetave më të mëdha në Itali, La Gazzetta dello Sport, La Repubblica dhe të tjera shkruajnë se ai mund të largohet. “Ky ka qenë një vit i vështirë në nivel personal, shumë i vështirë. Mendoj se puna e lojtarëve nuk është vlerësuar, mendoj se as puna ime nuk është vlerësuar dhe klubi nuk na mbrojti”, tha Conte me tërbim për Sky Sport Italia. “U desh të hanim bajga me muaj të tërë dhe na u ofrua zero mbrojtje. Problemi im është se unë kam vizion, unë e shoh rrugën që duhet ta marrim dhe e di se çfarë duhet të bëjmë. Dje e pashë një intervistë të Luciano Spallettit në Inter dhënë në vitin 2017. Tani jemi në vitin 2020 dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi ai. Besohet se intervista e Spallettit të cilës iu referua Conte ishte ajo në të cilën ish-trajneri i Interit pretendoi se në zhveshtorën zikaltër kishte spiunë. Mediat italiane shkruajnë se Conte është i palumtur dhe si i tillë ai nuk qëndron nëse gjendja nuk përmirësohet. Ai e kishte braktisur Juventusin vetëm dy ditë para se të nisnin stërvitjet parasezonale, edhe pse i kishte fituar tre tituj radhazi në Serie A.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !