“Covid më preku 55% të mushkërisë”, rrëfehet Gentian Zenelaj: “Pata shumë frikë për…”


Aktori i njohur shqiptar, Gentian Zenelaj, u shtrua në spital pasi u infektua me koronavirus. Së fundmi, ai ka folur mbi infektimin me Covid pasi është shëruar.

Në emisionin “Fitstation:, aktori ka deklaruar se e kaloi në mënyrë shumë të rëndë sepse kooronavirusi i preku 55% të mushkërive. Ai e ka krahasuar koronavirusin me një krim që zgjedh të sulmojë mollën më të shëndetshme dhe i ka këshilluar të gjithë të bëjnë kujdes.

“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra kanë video të publikuara dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor 15 metra. Cudia më e madhe është që kjo sëmundje sa më i shëndetshëm të jetë njeriu aq më shumë e sulmon, është si një krimb që zgjedh mollën më të shëndetshme, sigurisht shumëfishon sëmundje sipas mendimit tim personal.

Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, ka rrëfyer ai.

The post “Covid më preku 55% të mushkërisë”, rrëfehet Gentian Zenelaj: “Pata shumë frikë për…” appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...