“Çunat janë të përgjegjshëm në çdo gjë!” E zëvendësoi te “Binjakët Show”, moderatorja i del kundër Einxhel

Një tjetër person ka folur për debatin Einxhel-Donald. Bëhet fjalë për Sara Gjordeni, e cila ishte gjithashtu ajo që ka bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre, pas ikjes së Einxhel.

Përmes disa statusesh në Instastory, ajo akuzoi Einxhel për mashtrim, duke thënë se e gjithë familja e Donaldit është treguar korrekte, ndërkohë që Einxhel, sipas saj, kudo që ka punuar ka krijuar konflikte, sherre dhe shumë pakënaqësi. Sara shkruan se çunat shkonin disa orë para saj në emision dhe kur ajo nuk kishte makinë e kanë çuar në shtëpi dhe nuk e kanë tepruar kurrë me veprimet.

Më tej, ajo ka shprehur vlerësime edhe për babain e tyre duke treguar se në puntatën e parë iu prishën këpucët por ai i gjeti një palë të tjera.

Në një tjetër postim ajo shkruan se Donaldi i ndihmonte të ftuarit të dilnin sa më mirë, ndryshe nga Einxhel që sipas saj, i bën të ftuarit armiq. Sara po ashtu, sqaron se nuk e njeh Einxhel dhe nuk ka asgjë personale me të.