Dafina e dashuruar ‘kokë e këmbë’, publikon momente intime me të dashurin e saj

Zafina Zeqiri publikon momente intime me të dashurin e saj Dj Geek.

Dafina ka treguar se po ndihet e lumtur.

Këngëtarja kosovare e shumë këngëve hite ka treguar se ndihet e lumtur me dashurinë që i ofron partneri i saj Dj Geek, shkruan lajmi.

Jo rrallë herë ka qenë e përfolur për lidhjen e saj, madje u hamendësua shpesh se çifti janë ndarë.

Por Dafina është nga ata persona që rrallë poston foto me partnerin, derisa sot ka bërë një gjë të tillë.

Këngëtarja ka publikuar disa imazhe duke shkëmbyer përqafime me njëri-tjetrin teksa i vuri fotove edhe një mbishkrim të këndshëm.

“Kjo dashni e madhe e jona”, shkroi ajo sipër imazheve të cilat u komplimentuan shumë nga ndjekësit e saj në instagram.

Ndryshe, Dafina dje ka paralajmëruar bashkëpunimin me reperin Majk me titull “Më fal”, i cili do lansohet me datën 13 janar.

Lajme me shume...