Dalin pamje nga përleshja me thika te “Santea”

Një person ka mbetur i plagosur në kryeqytet.

Në lagjen ‘’Dardania’’ në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes disa personash, ku ka mbetur i plagosur një person.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se bazuar në të dhënat fillestare, një person ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Borovci bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, bën të ditur Borovci.

Lajme me shume...