Dalin pamjet nga takimi i Borrell me Gërvallën para darkës joformale

Vuçiq: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në KE

Pamje nga takimi i Borrell me Gërvallën para darkës joformale.

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para darkës joformale, të organizuar nga vetë ai me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Anëtari i presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është takuar gjithashtu me shefin e diplomacisë evropiane në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka përfaqësuar Kosovën në këtë darkë, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në KE