Dani Alves me këtë postim e konfirmon largimin nga Barcelona

Interi dëshiron ta marrë në huazim Lukakun

Pas raportimeve që Dani Alves do të largohet në këtë verë nga Barcelona, është edhe vetë lojtari që e konfirmon diçka të tillë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, mbrojtësi i falëndëroi të gjithë bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët për përkrahjen e dhënë gjatë kësaj kohe.

Braziliani iu bashkua Barcelonës në janar të këtij viti, pasi ishte pa skuadër. Aventura e tij nuk zgjati shumë, marrë parasysh edhe moshën që futbollisti gëzon tani.

Interi dëshiron ta marrë në huazim Lukakun

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Alves:

“Dëshiroj ta falënderoj të gjithë stafin për mundësinë që ma dhanë të kthehem në klub dhe ta vesh sërish këtë fanellë.

Tani ka ardhur koha për lamtumirën tonë. Ishin më shumë se 8 vite dedikuar atij klubi, atyre ngjyrave dhe asaj shtëpie. Por si çdo gjë në jetë, vitet kalojnë, rrugët devijojnë dhe historitë shkruhen për ca kohë në vende të ndryshme (…) Kaluan edhe shumë vite të tjera derisa futbolli dhe jeta, të cilat si gjithmonë, u janë shumë mirënjohëse atyre që i respektojnë, vendosën të më japin mundësinë të kthehem këtu për t’ju thënë lamtumirë.

Fundi, siç ka treguar gjatë gjithë kohës në Barcelonë, nderon atë që futbollisti ka qenë për klubin: gëzimin dhe përkushtimin. “Mos e harroftë bota kurrë: një luan, edhe nëse është 39 vjeç, është një luan i mirë i çmendur ! Përgjithmonë, rroftë Barça”, ka shkruar Alves në postimin e tij.

Alves luajti edhe më parë për Barcelonën, duke qenë njëri prej lojtarëve kyç në arritjen e shumë sukseseve të ekipit “blaugrana”.

Pas asaj periudhe të lavdishme, mbrojtësi provoi disa eksperienca në Itali dhe Francë, saktësisht te Juventusi dhe Paris Saint Germain.