Dardan Molliqaj thotë se Policia e Kosovës kundërligjshëm ndali kamerat teksa realizoi kontroll në NPB

ZRRE njofton se Qeveria nuk ndau subvencionet,  po kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave të rrymës

Molliqaj: Policia e Kosovës kundërligjshëm ndali kamerat teksa realizoi kontroll në NPB.

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur në një konferencë për media nga selia e partisë duke drejtuar akuza ndaj Policia së Kosovës se është shfrytëzuar politikisht përgjatë aksionit të realizuar në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Siç pretendon Molliqaj, Policia përgjatë kontrollit në NPB më datën 19 korrik, kishte lokalizuar përfaqësuesit e ndërmarrjes dhe në dy katet e objektit kishin qëndruar pa kamera të sigurisë dhe pa përfaqësues të këtij institucioni.

Kreu i PSD-së ka kërkuar nga Policia e Kosovës të tregojnë se me çfarë vendimi i kanë ndalë kamerat e sigurisë.

“Është hera e parë që Policia e Kosovës ka bërë shkelje të tilla në institucione publike dhe private. Kjo nuk është shkelje e rastësishme, është intervenim politik. Shkyçja e kamerave të sigurisë është e vërtetuar, tashmë ka dalë në media”, ka thënë Molliqaj në konferencë.

“Pyetja është e thjeshtë, ka çu Policia bombë, dokumenta apo drogë. Apo çfarë kanë vendos Policia e Kosovës në mënyrë të fshehtë, me ndalje të kamerave”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Ai ka thënë se ky proces ka nisur nga burri i asistentes personale të kryeministrit Albin Kurti.

“ky e ka nisur këtë proces, policia ka vepru, pastaj është zingjiri, pas burrit të asistentes së kryeministrit, kemi pasur reagim të Vetëvendosjes”, ka shtuar tutje kreu i PSD-së.

Molliqaj thotë se e gjithë kjo po ndodh pas humbjes së betejës në Gjykatë.