Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor për të mërkurën, 11 maj.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar takimin, duke thënë se në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.
Në vend të kryeministrit Kurti, i cili ndodhet në ShBA, Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në darkën joformale në Bruksel.
Në këtë darkë e cila është e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Aty thuhet se do të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus në ekonominë evropiane.