Dastid Pallaska: VV citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesen që i çoi Gjykatës

E pabesueshme: Vetëvendosje e përdori Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që e çoi dje në Gjykatë Kushtetuese

Pallaska: E pabesueshme, VV citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesen që i çoi Gjykatës.

Avokati kosovar, Dastid Pallaska, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka cituar kushtetuën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rastin e dekretit të presidnetit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit.

Pallaska thotë se partia që drejton Kurti ka cituar kushtetutën e Serbisë edhe përkundër faktit që aty Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë.

“E pabesueshme.Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.””, ka thënë Pallaska.

Ai thotë se një gjë e tillë nuk do të duhej të kishte ndodhur edhe nëse do të kishte qenë argumenti i vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast”, shton avokati kosovar.

Ai thotë se është hera e parë në historinë e Kosovës së pavarur që zyrtar të shtetit legjitimojnë një document ku mohohet shtetësia e Kosovës.

“Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!”, ka përfunduar Pallaska.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !