Deklarata/ Të shqetësuar! Qeveritë me ligje po pengojnë dhe kufizojnë lirinë e medias

Vërshimi i të rinjve, “Vdekja” merr në kontroll plazhet e Floridas (FOTOT)

Vërshimi i të rinjve, “Vdekja” merr në kontroll plazhet e Floridas (FOTOT)

Organizmat dhe shoqatat prestigjioze ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias në botë kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku i kushtojnë rëndësi lajmeve dhe raportimeve në këtë epokë të re të transmetimeve të lajmeve në rrugë dixhitale apo me anë të internetit në këtë periudhë të vështirë të ndikuar dhe nga situata pandemike.

“Deklarata e përbashkët për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet në epokën dixhitale” u lëshua nga Raportuesit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lirinë e Mendimit dhe Shprehjes, të Përfaqësuesit të Lirisë së Medias të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si edhe të Raportuesit të Posaçëm për Lirinë e Shprehjes të Organizatës së Shteteve Amerikane.

Këto organizma kanë konstatuar në këtë periudhë disa shqetësime në këtë periudhë, kur shtete të shumta po përgatiten të hyjnë në zgjedhje dhe situata në këtë periudhë pandemie të Covid-19 mund të ndikojë në raportimin e lajmeve dhe në lirinë e medias.

Në këtë deklaratë të përbashkët shprehen se e publikojnë sepse janë “të shqetësuar se shumë Shtete po miratojnë ligje të cilat, edhe pse formalisht të justifikuara nga problemet e paraqitura më lart, kufizojnë në mënyrë të padrejtë lirinë e shprehjes, zgjerojnë kontrollin e Shtetit mbi median, si dhe kufizojnë lirinë e internetit dhe/ose mundësinë e palëve të ndryshme që të mbledhin të dhëna personale”.

Me anë të kësaj deklarate ato dënojnë me forcë kufizimet mbi qasjen e publikut në internet, përfshirë bllokimin e pjesshëm apo tërësor të tij, gjë që kufizon rëndë si aftësinë e medias, partive, kandidatëve dhe palëve të tjera që të komunikojnë me publikun, ashtu edhe qasjen në informacion për pjesëtarët e publikut.

Për sa i përket fushatave zgjedhore ato kërkojnë se nga ana e qeverie: Nuk duhet të ketë censurë paraprake të medias, as përmes mjeteve si bllokimi administrativ i faqeve të internetit mediatike apo bllokimi i internetit, si dhe çdo kufizim i të drejtës për të përhapur deklarata zgjedhore duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku figurat publike duhet të kenë detyrimin të tolerojnë masë më të lartë kritike dhe mbikëqyrjeje sesa qytetarët e thjeshtë.

“Nuk duhet të ketë ligje dezinformimi që janë të përgjithshme apo të paqarta, si për shembull ndalime për përhapjen e “informacionit të rremë” apo “të informacionit jo objektiv”. Çdo kufizim që i vihet medias kur raporton mbi sondazhe të opinionit publik gjatë zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje rigoroze edhe me tri kriteret testuese”, thuhet në këtë deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË Deklarate e perbashket – liria e shprehjes dhe zgjedhjet

Vërshimi i të rinjve, “Vdekja” merr në kontroll plazhet e Floridas (FOTOT)

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !