Deklarohet Mustafa: Nuk kemi asnjë detyrim ndaj Listës Srpska, mund ta publikojmë marrëveshjen

Pas urimit për ditëlindje, Shyhretja publikon fotografinë më të bukur me nënën e saj

Isa Mustafa ka thënë se nuk kanë asnjë detyrim ndaj Listës Srpska.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa ditë që ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe, mirëpo e njëjta nuk është bërë publike ende.

Për këtë çështje ka pasur disa reagime drejt LDK-së që kanë kërkuar që të bëhet publikimi i marrëveshjes.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur sot nga mediat për këtë temë.

Ai ka deklaruar se marrëveshjen mund ta publikojnë sot dhe se e njëjta do të jetë e njohur për opinionin. Sipas tij, s’kanë pasur asnjë detyrim ndaj tyre.

“Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe do të jetë e njohur për opinionin, s’është marrë asnjë detyrim specifik për Listën Serbe ose prej tyre”, tha Mustafa.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !